“Golin ia dedikoj mamasë sime që është e sëmurë”, këto ishin fjalët e Bernard Berishës pas ndeshjes së mbrëmshme mes Kosovës dhe Greqisë e mbyllur me shifrat 1-2.
Ish-lojtari i Skënderbeut që tashmë luan me Ahmat Groznyn në Rusi, ishte më i kritikuari për shkak të mënyrës se si zgjodhi të festonte.
Sot, ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në shtrat me fanelën e përfaqësueses kosovare, si dhe mamin e tij në shtrat.
“Mirëmëngjes Kosovë! Mami të dua shumë”, shkruan ai duke emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale, dhe duke dhënë mesazhin se ajo që ndodhi dje mbetet pjesë e së kaluarës.