Zvicra e ka mbyllur në baraspeshë me shifrat 1-1 ndeshjen e djeshme në Ligën e Kombeve kundër Gjermanisë.
Një paraqitje për t’u duartrokitur ajo e helvetëve, ku vlen të veçohet emri i Granit Xhakës. Mesfushori shqiptar ka treguar klas të pastër nga këmbët e tij, duke dhuruar pasime perfekte.
Aksioni i golit nis pikërisht nga kapiteni i Zvicrës, që nga mesfusha jep një top të mrekullueshëm për Embolo. Ndërkohë ajo që ka mahnitur të gjithë tifozët është ajo çfarë shpik nga këmbtët e tij në minutat e fundit të lojës.
Një top i goditur me pjesën e jashtme të këmbës që rezulton i koordinuar në perfeksion për shokun e tij të skuadrës që ndodhej në krah. Një pasim që të lë me gojëhapur dhe tregon pastër aftësitë dhe vlerat e mëdha të Xhakës. Nuk kanë munguar gjatë ndeshjes as goditjet e tij nga distanca, duke vënë në provë bashkëlojtarin e tij te Arsenal, Bernd Leno.
Elite. https://t.co/oitAP8kSkR pic.twitter.com/xVb4ngCbKf
— Matt (@Matt5B_) September 6, 2020