Në një ndeshje të zbehtë në kryeqytet, Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje nga Greqia.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, djelmoshat e Bernard Challandesit janë mposhtur me rezultat 1:2 nga helenët, raporton Zeri.
Në këtë përballje të vlefshme për Ligën e Kombeve, skuadra “Dardane” bëri një paraqitje të dobët pas shumë mungesave në formacionin bazë.
Pas ndeshjes, ka shkruar edhe mediumi grek “Sport24.gr”, i cili në mes të tjerash raporton:
“Me dy gola të shpejt në çdo pjesë, Greqia fitoi me rezultat 1:2 pas një dominimi të plotë, duke qenë të qetë dhe të disiplinuar si dhe duke arkëtuar tri pikë që na japin vendin e parë në grup”.