Kombëtarja e Kosovës e nisi edicionin e dytë të Ligës së Kombeve me një hap fals përballë Moldavisë në stadiumin asnjanës “Ennio Tardini” të Parmës, pasi nuk mori më shumë se një barazimi 1-1, ndonëse pati kontrollin e lojës dhe krijoi shumë mundësi shënimi.
Megjithatë “dardanët” kanë lënë pas krahëve atë takim, pasi mbrëmjen e sotme do të presin në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Greqinë në një derbi ballkanik që luhet për herë të parë mes këtyre dy skuadrave.
Pak para sfidës, ka folur për Super Sport ish trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, raporton GE.
Ai pret ndeshje të vështirë, për faktin se mungojnë edhe Rashica, Shala, Kryeziu, Kololli, Paçarada, Rashani dhe Muriqi.