Grupi i Kosovës, Sllovenia mposht Moldavinë

Futbollistët e Sllovenisë kanë shënuar fitoren e parë në grupin C3 të Ligës së Kombeve, në të cilin ndodhen ‘dardanët’.

Ata sonte në Lubjanë ishin më të mirë se Moldavia me rezultat 1:0. Goli i vetëm u shënua në pjesën e parë nga Damjan Bohar në minutën 28.

Në këtë mënyrë, sllovenët marrin kryesimin në grup me katër pikë, pasi në ndeshjen e parë barazuan me Greqinë, me të cilën Kosova sonte do të përballet në “Fadil Vokrri”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *