Sabien Lilaj është prezantuar nën fanellën e Prishtinës
Ky është njoftimi i klubit:
“Sabien Lilaj, ikona e Skënderbut të artë. Mesfushori më i talentuar i Kategorisë superiore. Futbollist me pak klube.
Prishtina vetëm skuadra e gjashtë në karrierë. KF Tirana nga moshat e reja (1999-2011), Lokomotiva Zagreb (2011-2012), Skënderbeu (2012-2018), Gabala, Azerbajxhan (2018-2019) dhe Sektizia Nes Tziona, Izrael (2019-2020).
Ka dëshirë: Prishtina të arrijë titullin dhe të mbetët klubi i fundit në karrierë!
Pa dyshim, Sabieni është futbollisti më i shtrenjtë i transferuar në tridhjetë vitet e fundit, si i Prishtinës, po ashtu edhe i kampionatit në Kosovë”.