Vjen lajmi i madh për Kosovën, Werder e lejon Rashicën të grumbullohet

Werder Bremen dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë arritur marrëveshje për Milot Rashicën.

Pas shumë diskutimeve, më ne fund klubi gjerman ka lejuar Rashicën të grumbullohet me Dardanët.

Mirëpo Rashica do të jetë në dispozicion të Bernard Challandes vetëm për ndeshjen e parë ndaj Moldavisë.

Kësisojë Rashica do ta humbas ndeshjen e dytë me Kosovën ndaj Greqisë në Fadil Vokrri.

“Tani kemi arritur një kompromis me shoqatat kombëtare të Kosovës dhe Holandes. Të dy lojtarët Rashica dhe Chong do të udhëtojnë vetëm në ndeshje që nuk zhvillohen në zona me rrezik të lartë”.

“Kjo do të thotë që ata nuk do të duhet të karantinohen më pas dhe për këtë arsye do të jenë të disponueshëm për ne menjëherë”, tha drejtori sportiv Frank Baumann.

Rashica do të udhëtoj direkt për në Itali përtu grumbulluar me Kosovën, ndërsa pas ndeshjes me Moldavinë do të rikthehet në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *