Toka turke ka “tërhequr” edhe një talent nga Kosova. Kësaj radhe bëhet fjalë për sulmuesin e krahut, Lindi Berisha.
Futbollisti 20-vjecar i skuadrës prizrenase, A&N, prej ditësh iu është bashkuar ekipit turk të Ligës së Parë (kategorisë së dytë), Bandirmaspor.
Berisha iu ka lënë përshtypje shumë të mira drejtuesve të klubit turk, të cilët kanë vendosur ta ndalin në skuadër.
Nëse s’do të ketë ndonjë befasi të jashtëzakonshme, Lindi Berisha do të zyrtarizohet së shpejti te skuadra që garon në kategorinë e dytë të futbollit turk.
Së shpejti transferimin në Turqi pritet ta zyrtarizojnë edhe Blend Baftiu, Arbër Hoxha e Arb Manaj.
Në këtë afat kalimtar, Turqia ka qenë top-destinacioni i talentëve të futbollit vendor.