E ardhmja e Vedat Muriqit duket se do të jetë tek skuadra italiane Lazio.
Në fakt është raportuar se ka një marrëveshje personale mes lojtarit dhe klubit italian prej disa ditësh.
Por ende mungon marrëveshja finale mes Fenerbahces dhe Lazios për shumën e transferimit.
Lazio ka ofruar 16 milionë euro plus dy të tjera bonuse, ndërsa turqit kërkojnë 20 milionë për ta lënë të lirë kosovarin.
Sky Sports ka raportuar gjatë ditës së sotme se ka përparime në negociata mes dy klubeve.
Marrëveshja për transferimin e Muriqit në Serie A mes dy klubeve raportohet se do të arrihet gjatë kësaj jave.
Ndërkohë pritet edhe udhëtimi i Muriqit drejt kryeqytetit italian për vizitat mjekësore.
Fenerbahce po këmbëngul për të fituar sa më shumë nga shitja e kosovarit, pasi 15 për qind e shumës do t’i shkoj ish-klubit të Muriqit, Rizespor.