Kush do t’i transmetojë ndeshjet e Superligës së Kosovës në edicionin e ri?

Kosova do të zhvillojë ndeshjet e “Nations League” këtë javë ndaj Moldavisë dhe Greqisë.

Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë e ka ndaj Moldavisë, takim ky i cili zhvillohet në Itali me 3 shtator dhe më pas luan ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një bisedë në “Sport Show” ka zbuluar të rejat e fundit te “Dardanët” para ndeshjeve të shtatorit.

Ademi në mes të tjerash, ka komentuar edhe për Superligën e Kosovës.

Pas largimit të DigitAlbit, Ademi ka thënë se fituesi i të drejtave për transmetimin e ndeshjeve të kampionatit elitar kosovar do të dihet shumë shpejt.

“Në momentin që i mbyll procedurat komisioni do të bëhet publike, besoj javën e ardhshme do të dihet”, deklaroi Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *