Presidenti i Argjentinës nxit Messin t’i bashkohet këtij ekipi

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez ka nxitur Lionel Messi që të kthehet në Argjentinë pasi ky i fundi shprehu dëshirën për tu larguar nga Barcelona, raporton Insporti.

Lionel Messi dëshiron të largohet nga Barcelona, klub në të cilën ka qenë gjatë gjithë karrierës së tij.

Ai e komunikoi këtë vendim përmes një byrofaksi me 25 gusht. Ditën e kaluar ai nuk u shfaq në qendrën stërvitore të Barcelonës, ku e gjithë skuadra bëri testet PCR për coronavirus.

Shumë klube kanë shprehur interesim për shërbimet e lojtarit në botë, përfshirë këtu edhe Newell’s Old Boys, klubi i parë i Messit sa ishte fëmijë ku qëndroi për 7 vite, nga 1993 deri në vitin 2000 para se t’i bashkohet akademisë La Masia.

Duke folur për televizionin nga Argjentina, C5N, Fernandez ju drejtua Messit:

“Ti je në zemrat tona dhe kurrë nuk të kemi parë duke luajtur në vendin tëndë. Dhurona knaqësinë dhe përfundoje karrierën me Newell Old Boy, klubin tëndë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *