Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të kampanjës së re në Ligën e Kombeve.
Fillimisht, më 3 shtator, Kosova përballet me Moldavinë në Itali, ndërkaq në Prishtinë, më pas e pret Greqinë në “Fadil Vokrri”.
Agim Ademi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës në një bisedë në “Sport Show” ka zbuluar të rejat e fundit te “Dardanët” para ndeshjeve të shtatorit.
Ai ka thënë se për ndeshjet e tetorit do të debutojnë tre futbollistë me Kosovën.
“Andi Zeqiri, Bastien Toma dhe Edi Sylisufaj mund të vijnë në shtator te Kosova. Zeqiri është diçka e përfunduar, e ka zgjedhur Kosovën”, deklaroi Ademi.
“Por, e ka mundësinë të luajë për Zvicrën U21, kjo nuk prishë punë, le ta ndihmojë Zvicrën, për shkak të dokumentacionit. Në tetor do ta shihni Zeqirin me fanellën e Kosovën”, tregoi ai.