Mërgim Vojvoda e ka nisur shumë mirë aventurën te skuadra italiane Torino.
Vojvoda me Torinon e kanë fituar ndeshjen miqësoren kundër Novaras me rezultat 4:1 ku kanë shënuar Simone Zaza, Andrea Belotti, Jacopo Segre dhe Simone Edra.
Mbrojtësi i djathtë kosovar asistoi në golin e katër për Simone Edra i cili shënoi një gol të bukur me të majtën në minutën e 85-të.
Trajneri i njohur, Marco Giampaolo startoi me formacionin e tij 4-3-2-1 ku në të luajtën edhe prurjet e reja, duke përfshirë edhe Mërgim Vojvodën.
Mërgim Vojvoda bëri debutimin e tij pas kalimit nga Standard Liege dhe pati një ndeshje të mirë.