Weston McKennie ka mbyllur zyrtarisht transferimin e tij nga Schalke te Juventusi, si huazim për 4.5 milionë euro me mundësi blerje në vlerë 18 milionë euro nga Schalke 04.
Në bazë të kontratës klubi gjerman mund të fitojë edhe 7 milionë euro të tjera që janë të lidhura me bonuset.
Sipas Sky Sport Italia, opsioni për të blerë do të bëhet një detyrim nëse McKennie luan 60 për qind të ndeshjeve zyrtare sezonin 2020-21.
Ka qenë Juventusi që ka konfirmuar marrëveshjen dhe detajet, ndërsa mesfushori kreu testet mjekësore te Juve në ditëlindjen e tij të 22-të.
✍️?? OFFICIAL | @WMckennie is a Juventus player! ⚪⚫#WelcomeWeston #ForzaJuve
— JuventusFC (@juventusfcen) August 29, 2020
Ai ka lindur në Teksas, ndërsa është rritur në një bazë ushtarake në Gjermani dhe do të jetë amerikani i parë në histori që luan te Juve.
McKennie u largua nga Akademia e Dallas për në Schalke në vitin 2016 dhe u promovua në skuadrën e parë në vitin 2017.
Ai ka 75 paraqitje në Bundesligë, duke kontribuar me katër gola dhe katër asistime.