Sipas gazetarëve të emisionit televiziv spanjoll “El Chiringuito”, Lionel Messi i ka dhënë Barcelonës ultimatum: “Nëse nuk largohet presidenti Josep Maria Bartomeu, do të largohem unë”.
Largimi i Lionel Messit nga Barcelona ka qenë një skenar që është konsideruar nga shumë persona i paimagjinueshëm deri vonë. Megjithatë, ky skenar ka qenë në ballinat e gazetave botërore gjatë dy ditëve të fundit, transmeton GE
Barcelona ka hyrë në një lloj krize shkaku i një zënke mes drejtorit sportiv të klubit, Eric Abidal, dhe kapiteni Messi. Abidal i akuzoi lojtarët e Barcelonës se nuk kishin punuar sa duhet dhe kjo e kishte sjellë shkarkimin e Ernesto Valverdes.
“Shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur dhe nuk punonin shumë dhe gjithashtu kishte edhe probleme me komunikimin e brendshëm”, tha ish-mbrojtësi anësor i Barcelonës, Abidal.
“Marrëdhënia mes trajnerit dhe lojtarëve në zhveshtore ka qenë gjithmonë e mirë, por, si ish-lojtar, ka disa gjëra që unë mund t’i nuhas. Ia tregova mendimin tim klub dhe ata e morën vendimin”.
Messi u përgjigj me një postim në llogarinë e tij në Instagram, duke i kërkuar Abidalit të marrë përgjegjësi për punën e vet dhe t’i tregojë emrat e lojtarëve.
“Sinqerisht, mua nuk më pëlqen ta bëj këtë, ama mendoj se të gjithë duhet të jenë përgjegjës për punën e vet dhe ta marrin përgjegjësi për vendimet e veta”, shkroi Messi në Instagram.
“Lojtarët janë përgjegjës për atë që ndodh në fushë, ne po ashtu, jemi të parët që e pranojmë kur nuk luajmë mirë. Edhe ata që udhëheqin me drejtorinë e sportit duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre dhe mbi të gjitha, t’i marrin vetë vendimet që u takojnë”, shtoi ai.
“Për fund, mendoj se kur flet për lojtarët, duhet të thuash emra sepse ndryshe po ia njollos emrin secilit dhe po i ushqen thashethemet që shpërndahen dhe nuk janë të vërteta”, përfundoi argjentinasi.
Ky reagim i Messit ka nxitur spekulimet për një transferim potencial në Manchester City këtë verë, pasi që argjentinasi e ka opsionin në kontratën me Barcelonën se mund të largohet edhe pa dëshirën e klubit më 30 qershor të çdo viti.
Së fundi, El Chiringuito ka raportuar se Messi i ka dhënë Barcelonës ultimatum. Sipas tyre, ai ia ka bërë të qartë klubit se nëse Josep Maria Bartomeu vazhdon të qëndrojë president i klubit, ai do të largohet.
?"MESSI SE VA SI SIGUE BARTOMEU".
? @jpedrerol empieza más fuerte que nunca #JUGONES. ¡VENTE! pic.twitter.com/xEClxT9UlA
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) February 6, 2020
Messi dëshiron që Bartomeu të largohet nga posti i presidentit këtë verë, përderisa zgjedhje të reja për këtë post kanë qenë të përfolura që një kohë.