U largua disa ditë më parë, sulmuesi rikthehet prapë te klubi shqiptar

Moustapha Djidjiwa do të vazhdojë aventurën e tij te klubi shqiptar, Erzeni.

Sulmuesi nga Kameruni ishte pjesë e skuadrës edhe sezonin e fundit, por klubi më 11 gusht njoftoi largimin e tij duke i uruar suksese në vazhdim.

Ditën e sotme 24-vjeçari është rikthyer dhe ka rinovuar për një tjetër sezon me Erzenin.

Njoftimi për arritjen e marrëveshjes është bërë nga klubi në faqen zyrtare teksa zbulon se Djidjiwa ka rinovuar edhe për një tjetër sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *