Skuadra e Prishtinës e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Luganos, Leutrim Kryeziu.
Lugano e ka huazuar Kryeziun për një vit tek klubi kryeqytetas i Kosovës.
Kryeziu pas transferimit ka thënë që ishte kërkesë e Fisnik Kërçelit që të transferohet në Prishtinë.
Leutrimi ka luajtur për skuadrën e Dritës në të kaluarën.
Lajmin për kalimin e tij e ka bërë vetë klubi nga kryeqyteti në faqen e tyre në “Facebook”.