Gjilani ka luajtur sot ndaj Apoel Nicosia në raundin e parë kualifikues në Ligën e Evropës, raporton Insporti.
Ekipi i drejtuar nga Gentian Mezani pati një paraqitje dinjtoze duke dërguar ndeshjen në vazhdime pasi 90 minutat u mbyllën pa gola në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në vazhdime, kualiteti dhe përvoja e Apoelit erdhi në shprehje ku arritën që të shënon dy gola përmes Efrem dhe Ndogala.
Ky takim u zhvillua pa shikues për shkak të pandemisë së coronavirusit, por fansat ultras të Gjilanit “Skifterat” ishin në kryeqytet për ta përkrahur ekipin e zemrës.
“Skifterat” dogjën flamurin e Greqisë teksa këndonin këngë patriotike pranë shtatores së Zahir Pajazitit në kryeqytet.
Gjilani vs ApoelNuk u lejuam rreth stadiumit, Skifterat sonte pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë!#ShqipëriEtnike
Posted by Ultras Skifterat on Thursday, August 27, 2020
Kujtojmë që Apoel Nicosia vjen nga pjesa greke e Qipros, vend ky i cili së bashku me Greqinë ende nuk e ka njohur Kosovën dhe gjithmonë kanë ndjekur politika diskriminuese ndaj shqiptarëve.