Skuadra e SC Gjilanit ka rezistuar për 102 minuta lojë por në fund ka pësuar në shtesën e parë duke u eliminuar kështu nga Europa Liga. Djemtë e Gentjan Mezani janë mbrojtur mirë por nuk kanë arritur që këtë ndeshje në penallti. APOEL shënoi dy gola në dy pjesët e shtesave. Fillimisht shënoi Efrem (102) kurse me vonë Ndongala (116)
SC Gjilani është eliminuar nga Europa Ligë në rrethin e parë nga skuadra APOEL Nicosia. Gjilanasit rezistuan deri në shtesa por në 30 minutat e fundit nuk mundën që ta dërgojnë këtë ndeshje në penallti, pasi që APOEL shënoi dy herë.
Një ndeshje monotone por që SC Gjilani ka rezistuar dhe e ka dërguar ndeshjen në vazhdime.
Pjesa e parë u dominua nga APOEL të cilët patën disa kundërzbritje në zonën e Koliqit, portierit të SC Gjilanit, por që nuk ishin raste serioze.
Sulmet e APOEL-it vazhduan edhe në pjesën e dytë.
Minutat më të vështira për SC Gjilanin ishin sidomos ato nga minuta e 50 deri në 80 ku skuadra qipriote pati disa sulme të pareshtura.
Por, fati ishte në anën e Gjilanit.
Nënkampioni i Kosovës shpëtoi pa marrë gol në minutën e 78 kur u akodua penallti për ta.
Për fatin e Gjilani, goditja e Musa Suleiman përfundoi mbi portën e Koliqit.
Pas minutës së 80-të ishte Gjilani që filloi të këtë më shumë nga loja, kurse rasti më i mirë në ndeshje ishte ai në minutën e 88, kur Edvin Kuç lansoi një projektil por që përfundon jashtë portës.
Gjyqtari akordoi 4 minuta shtesë dhe në dy minutat e fundit APOEL ishte shumë i rrezikshëm por që nuk arritën të shënojnë.
Në pjesën e parë të shtesave prapë APOEL ishin më të mirë dhe në minutat e parë kishin disa mundësi të mira për shënim.
Lodhja e bëri të veten dhe gjatë ndeshjes lojtarët e SC Gjilanit e ku pati disa herë ndërprerje për shkak se disa lojtarët kërkonin intervenimin e mjekëve.
Pas kësaj një kundërsulm i mirë i APOEL-it në anën e djathtë dhe një asistim përfekt nga Ndongala për Efrem në minutën e 102-të kaloi në epërsi skuadrën qipriote.
Me rezultat 1-0 përfundon edhe pjesa e parë e shtesave.
Në pjesën e dytë të shtesave Gjilani sulmoi disa herë kurse më të filluar ajo Edvin Kuç pati një gjuajtje në drejtim të portës se Sa Silvas por përfundoi jashtë.
SC Gjilani vazhdoi me sulme por qipriotët arrinin që të mbroheshin mirë.
SC Gjilani vazhdoi për të sulmuar me qëllim që të gjejë golin e barazimit por nuk pati sukses.
Madje për këtë ata u dënuan në minutën e 116-të nga Ndongala i cili përsëri depërtoi nga krahu i djathtë dhe ballë për ballë me Koliqin nuk e pati vështirë që ta mposhtë atë.
Kështu SC Gjilani është skuadra e dytë nga Kosova që eliminohet nga Europa Ligë pas FC Prishtinës, të cilët nuk luajtën fare pasi që Lincoln Red Imps e fitoi ndeshjen në tavolinë për shkak se tetë lojtarë të Prishtinës rezultuan pozitivë me koronavirus.