“Një vendim i pakthyeshëm”. Kështu “Onda Cero” analizon vendimin e Lionel Messi për t’u larguar nga Barcelona.
Nuk ka mundësi të kthehet prapa, nuk fltet për një mesazh për presidentin Bartomeu dhe dorëheqja e tij nuk do të ndalonte lamtumirën. Argjentinasi e ka ndarë mendjen dhe i ka komunikuar zgjedhjen edhe miqve të tij te Barcelona.
I ndjerë thellësisht i ofenduar nga fjalët e trajnerit Koeman, por edhe sidomos fakti që Bartomeu shkatërroi gjithçka dhe cikli i ri do të kërkojë kohë, vendosi kapakun dhe fjalën “mjaft”.
Ai nuk do të kthehet të veshë fanellën e Barcelonas dhe tani ka nisur të mendojë për largimin nga Spanja…