Kaosi i krijuar te Barcelona mund të sjellë një nga transferimet më të bujshme.
Në Angli kanë nisur të ëndërrojnë për kalimin e Lionel Messi te Manchester City. Argjentinasi së fundmi ka pasur një përplasje me përgjegjësit e merkatos, pas një interviste të dhënë nga drejtori sportiv, Eric Abidal.
City në këto kushte po e monitoron situatën e sulmuesit katalanas dhe mendohet se mund të shfrytëzohet raporti i mirë që ai ka me shefin ekzekutiv të klubit anglez, Ferran Soriano, si dhe drejtorin Txiki Begiristain.
Të dy këto personazhe mund të jenë vendimtar në kalimin e Messit te City, që do të duhet të thyente çdo rekord për pagën e sulmuesit, të cilit do të duhet t’i ofrohet 57.2 milion sterlina në vit.
Në verë, Messi është i lirë të largohet, nëse ai dëshiron dhe situata aktuale i bën në të ëndërrojnë në klubin e Premier League.