A ju kujtohet Oba Martins? 35 vjeçari ka vendosur të rikthehet në futbollin italian

Sipas medieve italiane, nigeriani është afër nënshkrimit me Pescara, skuadër kjo nga Serie B.

Për Martinisin, kishte interesim edhe nga Monza, klubi që është në pronësi të Silvio Berlusconit.

Martins tani 35 vjeçar, ka luajtur për Interin, Newcastle, Wolfsburg, Levante, Seattle dhe Shanghai.

Në botën e futbollit, ai njihet për shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme, por edhe për pyetjen e përjetshme se sa vjeç është në të vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *