Ferdinand ka këto fjalë për Van Dijk

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka deklaruar se Virgil Van Dijk është mbrojtësi më i mirë në botë, por jo lojtari më i mirë në botë.

Këto fjalë anglezi i tha gjatë një interviste të dhënë për Daily Mail, raporton lajmi.net.

‘’Në qoftë se do të më pyesni për mbrojtësin më të mire në botë do të thoja Van Dijk,por nëse flasim për futbollistin më të mirë të vitit, janë disa lojtarë mbi holandezin’’, deklaroi legjenda e Manchester United.

Sipas anglezit, Van Dijk i ka të gjitha atributet që duhet t’i ketë një mbrojtës, por çmimin e lojtarit të vitit nuk e meriton.

Van Dijk po kalon një sezon fantastik me Liverpoolin në Premierligë, ku gjenden në vendin e parë me 74 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *