Historia interesante e Claudio Makeleles që e kërcënoi Ronaldinhon se do ta bënte për spital

Claudio Makelele është njëri ndër mesfushorët më të mirë që njeh historia e futbollit, madje pozicioni ‘Makelele’ përdoret jo rallë herë nga trajnerët e futbollit për ti mësuar vendosjen futbollistëve të rinj.

Mesfushori francez u bë i njohur gjatë periudhës kur luante për Real Madrid dhe më pas në Chelsean e Jose Mourinhos.

Reali kurrë nuk duhej ta linte të largohej – pasi konsiderohet si një nga gabimet më të mëdha të klubit mbretëror, transmeton lajmi.net.

Në fakt, Carlos Queiroz kurrë nuk donte që ai të largohej, por ai u la i lirë sepse nuk shiti fanella të mjaftueshme – me sa duket.

Mesfushori vazhdoi të ndihmojë Chelsean në dy titujt e parë të Premierligës, një Kupë FA dhe dy Kupa të Ligës – të gjitha nën drejtimin Jose Mourinho.

Shumica e njerëzve e pëlqejnë Makelele, kryesisht për shkak se sa i mirë ishte ai në fushë.

Por dikush që mund të mos ketë qenë tifozi i tij më i madh do të ishte Ronaldinho.

Duke biseduar me RMC, 46-vjeçari zbuloi se gjatë një ndeshje mes Chelseat dhe Barcelonës – ai kërcënoi të dërgonte brazilianin në spital, duke thënë:

“Në një moment, Ronaldinho kaloi vijën”.

“U afrova dhe i thashë: ‘Kiddo’ më mirë luaj thjesht ndaj meje, se sa të tentosh të mi bësh ato trikat e tua sikurse në Play Station… sepse për ndryshe do të bëj për spital”.

“Dhe a e dini çfarë tha ai? Më dha topin dhe më kërkoi të falur”, zbuloi francezi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *