Milot Rashica ka shkëlqyer në fitoren që Werder Bremen e shënoi me rezultat 3:2 ndaj Borussia Dortmund, për të vazhduar tutje në Kupën e Gjermanisë.
Në ‘Weserstadion’, të pranishimit ishin dëshmitarë të një ndeshje jashtëzakonisht mbresëlënëse, me vendasit që morën një fitore të rëndësishme, ku golin e gjeti edhe Milot Rashica.
Davie Selke në minutën e 16’ dhe Leonardo Bittencourt në minutën e 30’, i krijuan epërsi prej 2:0 Werderit.
Sulmuesi që është shndërruar në sensacion këtë sezon, Erling Haaland, ngushtoi epërsinë, duke shënuar në minutën e 67’.
Minuta e 70’, solli në skenë Milot Rashicën, që me një gol të bukur, çoi në 3:1 epërsinë për skuadrën e tij.
Deri në fund të ndeshjes, Dortmung shënoi edhe një herë për 3:2 nëpërmjet Giovanni Reyna, por pa arritur të bëjë më shumë.