Kylian Mbappe është i gatshëm dhe thotë se do të japë gjithçka që PSG ta fitojë finalen kundër Bayern Munich.
Skuadra nga Parisi për të parën herë luan në finale të Ligës së Kampionëve, ku të dielën mbrëma takohen me gjermanët e Bayern Munich.
“Do të jap gjithçka për të ndihmuar skuadrën të fitojë. Në finale gjithçka është e mundur”, ka deklaruar fillimisht Mbappe.
“Bayern është një ekip i shkëlqyeshëm, por të gjitha skuadrat kanë të meta. Jemi të lumtur që luajmë kundër një ekipi të tillë”.
“Ata janë një ekip që nuk ju pëlqen të shtrembërojnë lojën e tyre”, ka shtuar sulmuesi francez.