Seria A, fillimi i sezonit të ri në rrezik: Jemi të shqetësuar

Kur nuk ka mbetur as më pak se një muaj nga fillimi i kampionatit të ri të futbollit italian, në disa klube të A dhe B kanë dalë raste të reja me coronavirus.

Një nga të parët ka qenë Antonio Mirante i Roma-s, i pasuar nga rastet e verifikuara te Cagliari, Torino dhe Brescia. Një rritje rastesh që shqetëson dhe jo pak federatën.

Në lidhje me këtë situatë ka folur përfaqësuesi i mujekëve të Serisë A, Gianni Nanni.

“Futbollistët e infektuar? Jemi të shqetësuar, është e kotë ta fshehim. Nëse rastet do të rriten deri në atë pikë sa disa skuadra do të detyrohen të shtyjnë grumbullimin ose përgatitjen, shtyrja e fillimit të kampionatit do të ishte një hipotezë shumë konkrete”, ka thënë Nanni për Radio Kiss Kiss.

“Shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Për këtë arsye i këshillojmë futbollistët, në këto ditë të fundit të pushimeve, që të kenë një sjellje të përgjegjshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *