Di Maria sfidon Bayernin: Është momenti ynë!

Angel Di Maria po kalon një nga sezonet më të mira në karrierë. Sulmuesi argjentinas mund të ndihmojë skuadrën që të fitojë trofeun e Champions League.

Ai foli para ndeshjes finale kundër Bayern Munchenit dhe mendon se ka ardhur koha e francezëve për të triumfuar.

“Lisbona është vend special për karrierën time. Kam qenë i lumtur këtu për 3 vite dhe kam fituar Champions Leaguen me Real Madridin. Ne jemi një hap larg kurorëzimit të një sezoni fantastik. Një hap i vështirë, pasi Bayerni është një skuadër e fortë.

“Janë shumë të fortë dhe janë ndërtuar mirë. Bayerni luan finalen e 11 në histori dhe nuk do jetë e lehtë për ne. Kanë futbollistë që kanë fituar kupën e botës. Ne do të japim maksimumin siç kemi bërë deri më tani. E dimë se jemi futbollistë fantastikë dhe e meritojmë të fitojmë Championsin.

“Nëse fitojmë titullin për herë të parë është fantastike. Mendoj se ka ardhur koha që të arrijmë një sukses të tillë”, – tha sulmuesi i PSG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *