Ansu Fati i asistuar nga Messi gjunjëzon Levanten – Barcelona merr tri pikët

Barcelona ka shënuar tjetër fitore nën drejtimin e Quique Setien, kësaj radhe duke gjunjëzuar Levanten.

Kampionët në fuqi të La Liga arritën të marrin një fitore 2:1, para tifozëve të tyre, për tri pikët e reja në La Liga, shkruan lajmi.net.

Ishte Ansu Fati, i asistuar nga Lionel Messi ai që vendosi fatin e këtij takimi, duke dërguar dy herë topin në rrjetë.

Fillimisht ishte minuta e 30’ kur Ansu Fati shfrytëzoi asistimin e parë të Lionel Messi, për t’i dhënë Barcës epërsinë.

Vetëm dy minuta më vonë, ishte përsëri kombinimi i njëjtë për dyfishimin e epërsisë së Barcelonës – Messi asiston, Fati shënon.

Barca pati edhe disa raste të tjera shënimi, me anë të numrit 10, por topi nuk gjeti rrjetën.

Rezultati final u vendos nga Ruben Rochina, në minutën e 91′, i cili shënoi golin e vetëm për mysafirët, për 2:1, shkruan lajmi.net.

Me këto tri pikë, Barcelona ngritët në kuotën e 46 pikëve për pozitën e dytë, me tri pikë më pak sesa Real Madrid.

Levante në anën tjetër mbetet me 26 pikë, për pozitën e 13-të në La Liga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *