Pas letrës prekëse të lamtumirës, për sulmuesin polak Piatek duket se ka ardhur momenti të shfryjë në lidhje me faktin që Milani nuk besoi te ai dhe vendosi ta shesë pas vetëm një sezoni, te gjermanët e Herthës së Berlinit.
Në një intervistë për “Bild”, sulmuesi polak deklaroi se te Milani i ndërrojnë sulmuesit çdo sezon, ndërsa shtoi se ka ndjerë afeksionin e tifozërisë berlineze në debutim dhe se dëshiron të tregojë se është ende i aftë të shënojë shumë gola.
“Te Milan ndodh gjithmonë, që i ndërrojnë sulmuesit çdo vit. Mesa duket është një lloj sjelljeje e tyre. Megjithatë shënimi i golave është një pasion për mua dhe e di që në Berlin pritshmëritë janë shumë të mëdha”, deklaroi Piatek.