Juve “rrah” Fiorentinën, CR7 shënon dygolësh

Juventusi ka fituar duelin me Fiorentinën, me rezultat 3-0, sot në Torino, në derbin e kësaj fundjave në Seria A.

Kampionët në fuqi, arkëtuan tri pikë tejet të rëndësishme në garën për titull të kampionit në Seria A.

Padyshim se njeriu i ndeshjes ishte sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo. CR7 shënoi dygolësh në fitoren e “Zonjës së Vjetër”. Ish-asi i Real Madridit të dy golat i realizoi nga pika e bardhë në minutën e 40-të dhe 80-të, derisa golin e tretë për skuadrën e Sarrit e shënoi De Light në minutën e 91-të.

Pas kësaj fitore, Juve shkëputët në krye të tabelës me 54 pikë, gjashtë më shumë së Interi, kjo e fundit ka një ndeshje me pak, kurse, Fiorentina renditet e 14-ta me 25 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *