Për herë të tretë këtë sezon, trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, është zënë me fjalë me yllin e skuadrës, Kylian Mbappe.
Tani që Neymari është nën kontroll dhe i përkushtuar ndaj klubit deri në përfundim të sezonit, është lojtari tjetër kyç i skuadrës që ka shkaktuar polemika, transmeton Gazeta Express.
Para kamerave, Tuchel dhe Mbappe u kapen me fjalë në vijën anësore derisa PSG-ja po fitonte 5:0 ndaj Montpellier.
Mbappe e shënoi golin e katërt dhe u zëvendësua në minutën e 69-të, për t’i lënë vend Mauro Icardit. Por kjo e zemëroi francezin, i cili nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj vendimit të trajnerit.
Kjo nuk është hera e parë që Tuchel dhe Mbappe zihen me fjalë, sepse kishte ndodhur edhe në ndeshjen e parë ndaj Montpellier dhe ndaj Nantes në dhjetor.
Të shtunën, Tuchel e kapi Mbappen për krahu dhe e skajoi për t’ia shpjeguar vendimin, me francezin që nuk qetësohej assesi.
“Unë jam trajneri, jo Mbappe”, tha Tuchel pas ndeshjes, duke shpjeguar se Mbappe ishte i zemëruar se e kishte shënuar vetëm një gol.
PSG manager Tuchel substituted Mbappe earlier today and he was absolutely fuming with the decision.
This isn't good at all, just a reminder that Mbappe still hasn't signed a new contract with PSG. ? pic.twitter.com/djRngUpyCD
— FutbolBible (@FutbolBible) February 1, 2020