Rey Manaj ka zhvilluar stërvitje me ekipin e parë të Barcelonës, në prag të ndeshjen me Levanten në kampionat.
Dëshira e madhe e sulmuesit shqiptar ishte që të bënte pjesë, tek lista e lojtarëve të Barcelonës për ndeshjen në kampionat, por nuk ka ndodhur kështu.
Ditën e sotme, Barcelona B ka shpallur listën për ndeshjen e sotme ndaj Prat në transfertë dhe ajo që bie në sy është prezenca e Manajt aty.
Në këtë mënyrë, dëshira e madhe e të gjithëve për ta parë me ekipin e parë nuk është realizuar as këtë herë, për të pritur ndoshta ndonjë mundësi tjetër.
Barcelona luan sonte ndaj Levantes në Camp Nou me fillim nga ora 21:00.