Mbrojtësi shqiptar iu afrua shumë golit në minutën e 57′, kur mund të kalonte ekipin e tij në avantazh, por nuk ia doli, për t’ia bashkëngjitur edhe golin paraqitjes së shkëlqyer në mbrojtje. Në profilin e tij zyrtar në “Instagram” mbrojtësi shkruan: “Është e dhimbshme të largohesh në këtë mënyrë. Ishim kaq afër kualifikimit, vetëm për pak minuta. Megjithatë ndihem krenar për atë që arritëm si ekip. Faleminderit të gjithë që na mbështetën këtë sezon dhe shihemi sezonin tjetër.”.

Atalanta është eliminuar pasi u mund 2:1 dje nga Paris Saint-Germaini, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Berat Gjimshiti nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar, është shprehur se është shumë i dhimbshëm ky eliminim.

Mbrojtësi shqiptar iu afrua shumë golit në minutën e 57′, kur mund të kalonte ekipin e tij në avantazh, por nuk ia doli, për t’ia bashkëngjitur edhe golin paraqitjes së shkëlqyer në mbrojtje.

Në profilin e tij zyrtar në “Instagram” mbrojtësi shkruan:

“Është e dhimbshme të largohesh në këtë mënyrë. Ishim kaq afër kualifikimit, vetëm për pak minuta. Megjithatë ndihem krenar për atë që arritëm si ekip. Faleminderit të gjithë që na mbështetën këtë sezon dhe shihemi sezonin tjetër.”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *