‘Santiago Bernabeu’ festoi fitoren në derbi të Real Madridit 1-0 duke tallur me trajnerin e Atletico Madrid Diego Simeone.
Karim Benzema shënoi golin e vetëm të ndeshjes në pjesën e dytë, dhe tifozët kthyen vëmendjen e tyre drejt argjentinasit.
“Cholo, mos shko! Cholo, rri!”, tifozët e Real Madrid brohorisnin, duke iu referuar largimit të tij të mundshëm këtë verë që vjen, transmeton lajmi.net.
“Unë nuk dëgjova asgjë”, u përgjigj Simeone në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes kur u pyet në lidhje me thirrjet.
Me 77.222 tifozë të shtunën, Bernabeu regjistroi pjesëmarrjen e saj më të mirë të sezonit deri më tani.