Besoni ose jo, Benzema shënoi për herë të parë kundër Atleticos në Berbabeu


Karim Benzema ka shënuar golin e tij të parë kundër Atletico Madridit në derbin e së shtunës pasdite

Sulmuesi i Real Madridit nuk kishte shënuar asnjëherë më parë kundër Los Rojiblancos në stadiumin Santiago Bernabeu deri sot ku shënoi pas krosimit të Ferland Mendy në pjesën e dytë.

Goli i tij ishte i pari kundër një skuadre që ai nuk ia ka dalur që të shënoi, por ishte edhe i pari pas pesë ndeshjeve ku sulmuesi francez nuk kishte shënuar.

Ky është goli i dytë brenda jave pasi që Benzema shënoi edhe kundër Real Zaragozas në Kupën e Mbretit të mërkurën në mbrëmje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *