Ekipi i inkuadruar këtë vit në Superligën e Kosovës, Arbëria nuk po ndalet me transferime.
I fundit ishte Labinot Ibrahimi, i cili erdhi nga FC Prishtina. Para tij, erdhi braziliani Bruno Arrabal dhe Destin Prince-Loïc Mambouana.
Këta dy nuk ishin të vetmit futbollistë të huaj të ardhur te Arbëria. Ditë më parë, ekipi nga Dobraja e Madhe e Lipjanit zyrtarizoi transferimin e Aladin Dakovac.
Prej futbollistëve të huaj, Arbëria zyrtarizoi Donat Kaçiun, Agron Bruqin, Gëzim Rusin dhe Arbër Pirën.