Mësohet arsyeja pse nuk po arrihet marrëveshja Fenerbahce-Lazio për Muriqin

Vedat Muriqi raportohet se është çështje kohe kur do të bëhet me skuadër të re duke ndërruar kampionat.

Reprezentuesi i Kosovës pritet që të nënshkruajë marrëveshje me klubin italian të Lazios pas një sezoni të kaluar te Fenerbahce.

Megjithëse ishte raportuar se është gjithçka gati, mediat turke kanë zbuluar se ku po ngecin bisedimet mes të dyja klubeve evropiane.

Fotomaç shkruan se klubi turk kërkon që italianët të paguajnë edhe 15 për qindëshin e kartonit të 26-vjeçarit që i takon klubit të Rizesporit.

Sipas tyre, Fenerbahçe po kërkon në total 23 milionë euro, ku 3.5 i takojnë klubit të Rizes gjersa Feneri do të arkëtonte rreth 19.5 milionë.

Por, klubi i drejtuar nga drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare, nuk e ka ndërmend të rritë ofertën, e cila së fundi ka arritur në njëzet milionë euro.

Kujtojmë se sulmuesi prizrenas ka pasur një sezon të mirë me “Kanarinat e verdha” duke shënuar 17 gola dhe ka asistuar shtatë herë.

Ndryshe, Muriqi thuhet se është duke u monitoruar edhe nga Tottenham Hortspurs, Burnley dhe WBA. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *