Magani zbulon të ardhmen: Do luaj në Shqipëri, kam pranuar tri oferta nga skuadrat e Kosovës dhe një nga Maqedonia

Sulmuesi Artur Magani, ka pranuar tri oferta nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut, por edicionin e ardhshëm do luajë në Shqipëri për arsye personale.

Këtë e ka konfirmuar vet lojtari gjatë një prononcimi për arbresh.info.

Ai tha se ky sezon me “Xhebrailat” ka qenë shumë pozitiv, shkaku që nga një skuadër që ‘luftonte’ për mbijetesë arritën të jenë finalistë të Kupës dhe kandidatë për titull.

“Mendoj që ka qenë një sezon pozitiv, nga një ekip që luftonte për mbijetesë ishim finalistë të Kupës dhe kandidat për titull”, u shpreh fillimisht Magani.

Sulmuesi konfirmoi se ka pranuar tri oferta nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut, por për arsye personale do luajë në Shqipëri.

“Kam pasur katër oferta, tri ishin nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut. Por, besoj që këtë sezon do luaj në Shqipëri për arsyet e mia personale”, vazhdoi ai.

Në fund, ai theksoi se synimi mbetet i njëjtë, pra në çdo skuadër që do luaj të bëjë më të mirën.

“Synimi është që në çdo ekip që të luaj të bëjë më të mirën për vetën dhe skuadrën”, përfundoi Magani.

Magani ishte edhe pjesë e Feronikelit, me të cilët fitoi Kupën e Kosovës në edicionin 2018/19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *