Federata e Futbollit e Kosovës po punon fuqishëm për ta përforcuar sa ma shumë Përfaqësuesen e Kosovës me futbollistë cilësor.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka zbuluar se lojtari i radhës që do të bashkohet Kosovës është Bastiem Toma.
Një lajm të tillë e ka konfirmuar Ademi në një intervistë për televizionin “Kanal 10”.
“Bastien Toma është lojtari më i ri që shpresoj shumë se do t’i bashkohet Kosovës. Jemi në bisedime dhe besoj që shumë shpejt do t’i bashkohet Kosovës”, ka thënë Agim Ademi, përcjell Zeri.info.
Toma është 21-vjeçar dhe aktivizohet me skuadrën e Sionit në Superligën e Zvicrës.
Ai më parë ka qenë pjesë e grupmsohave të reja të Përfaqësueses së Zvicrës derisa momentalisht është pjesë e grupmoshën U-21 të “helvëtikëve”.
Kujtojmë se ditë më parë Kosova u përforcua edhe me talentin nga Tropoja e Shqipërisë, Edi Sylisufaj, i cili luan me shumë sukses në Suedi te Falkenbergs.
Sylisufaj si fillim do ti bashkohet Kosovës U-21 që drejtohet nga Rafet Prekazi.
Posted by Kanal10 on Monday, August 10, 2020