Futbollisti i ekipit anglez organizon orgji, pritet të dënohet nga klubi

Futbollisti i Watfordit, Adalberto Penaranda, ka organizuar një orgji dhe ka publikuar pamjet në rrjetin social “Instagram”.

Penaranda pritet të dënohet dhe të lihet i lirë nga klubi anglez pas këtij gjesti.

23-vjeçari kishte ftuar disa miq, por edhe një numër vajzash në një festë në shtëpinë e tij, ku pati skena të pahijshme të cilat u filmuan dhe u publikuan.

Penaranda postoi gjithçka në “Instagram”, pamje të cilat ishin të qasshme vetëm për një audience të caktuar.

Por, një pjesë e tyre regjistroi këto pamje në rrjete sociale.

Ai pritet të largohet nga skuadra pas këtij veprimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *