Rey Manaj është grumbulluar përsëri nga trajneri Quique Setien me ekipin e parë të Barcelonës.
Ditën e sotme sulmuesi lushnjar është parë në stërvitje krah, Messit, Griezman-it, dhe lojtarëve të tjerë të katalanasve.
Barcelona do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Levantes për kampionat dhe mungesa e Suarezit, Dembeles dhe e një blerje në merkato, ka bërë që Manaj të thirret për t’u stërvitur me ekipin e parë.
Kjo është stërvitja e dytë e Manajt me skuadrën A, pas asaj një ditë para ndeshjes së Kupës me Leganesin.
Mbetet të shihet tashmë, nëse Setien do ta grumbullojë lojtarin shqiptar për këtë ndeshje, apo do të veprojë si në sfidën ndaj Leganesit.