Në Nyon të Zvicrës sot është hedhur shorti për rundin e parë eliminator së Ligës së Kampionëve.
Në rast të kualifikimit tuje nga rundi preliminar, kampionia e Kosovës, Drita do të ketë një punë mjaft të vështirë me Legian e Varshavës, shkruan “Zeri.info”.
Fillimisht Drita do të luajë në finalen e fazës preliminare të martën me Lindfieldin.
Në rast të fitores ndaj Linfieldit, skudra e Ardian Nuhiut tani do të ketë punë me polakët e Legia Varshavës.
Nëse i referohemi vlerës së të dyja skuadrave, atëherë polakët kapin shifrën prej 24.9 milionë eurosh, ndërsa skuadra e Dritës kushton vetëm 2.93 milionë sosh.
Futbollisti më i shtrenjtë i Legias është 19-vjeçari, Michal Karabownik, i cili vlerësohet në treg me shumën 3.8 milionë euro, duke qenë më i shtrenjtë se e gjithë skuadra gjilanase.