Thaqi optimist: Duhet të kalojmë tutje

Kapiteni i Prishtinës Armend Thaqi është optimist se skuadra prishtinase do të kalojë më sukses sfidën kundër skudarës nga Gjilbraltari, raporton Gazeta-Topi.com.
Shorti i terhequr sot në Nyon deshi që fituesja e Kupës së Kosovës, të përballet me skuadrën nga Gjibraltari.

Thaqi beson se skuadra e tij do te jetë e përgatitur maksimalisht për duelin e parë të këtij sezoni në Europa League.

“Është hera e tretë që do udhëtojmë në Gjibraltar. Ndoshta kundërshtari më i vështirë që ka qenë në short. Duhet të përgatitemi maksimalisht që në të gjitha mënyrat të tentojmë kualifikimin në raundin e parë. Normalisht, pres kalimin tutje, nuk do të jetë e lehtë, sidomos nëse e kujtomë vitin e kaluar, por duhet të kalojmë tutje. Kemi ende kohë për të punuar në këtë fazë përgatitore dhe duhet të jemi sa më të gatshëm”, ka thënë kapiteni, Armend Thaqi për faqen zyrtare te skuadrës bardhekaltër. /Gazeta-topi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *