Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Evropës për raundin preliminar të kualifikimeve.
Prishtina dhe Gjilani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për këtë fazë.
Klubi kryeqytetas, që siguroi daljen në Evropës pas triumfit në Kupën e Kosovës, do të përballet me Lincoln Red Imps nga Gjibraltari.
Ndërsa, nënkampioni i Kosovës, Gjilani, do të ketë punë me SP Tre Penne nga San Marino.
Si Prishtina, ashtu edhe Gjilani, takimet do t’i luajnë si mysafirë.