Garë e fortë për shërbimet e Hysenit, oferta nga Ballkani dhe Prishtina

Mesfushori i talentuar, Hasan Hyseni është në bisedime me KF Ballkanin dhe KF Prishtinën. Hyenni pasi përfundoi sezonin me Drenicën, është kontaktuar nga këto dy klube të cilat janë tejet të interesuar për shërbimet e tij.

Insporti mëson ekskluzivisht se Hyseni gjatë ditës së sotme ka zhvilluar bisedime me Ballkanin dhe Prishtinën, por që ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Burime të sigurta brenda dy klubeve e kanë konfirmuar për Insportin se janë në negociata për Hysenin, pasi profili i tij i përshtatet stilit të lojës së dy trajnerëve, Armend Dallkut dhe Ismet Munishit.

Ballkani dhe Prishtina duket se kanë vazhduar rivalitetin edhe jashtë fushës, pasi në garë ishin edhe për mbrojtësin Bajram Jashanicën, të cilën në fund e fitoi klubi nga Theranda.

Duket se në garë do të forët do të jenë edhe për Hysenin deri në fund.

Në garë për shërbimet e tij ishin edhe KF Llapi dhe KF Feronikeli, por që Hyseni i ka refuzuar.

Mesfushori, 23 vjeçar, për të ardhmen e tij do të vendosë në fillim të javës së ardhshme.

Hyseni ditë më parë njoftoi se ka shkëputur kontratën me KF Drenicën dhe se është futbollist i lirë.

Në sezonin që shkoi, Hyseni shënoi katër gola në Superligë dhe dy në Digitalb Kupën e Kosovës, ndërsa dhuroi 8 asistime duke e ndihmuar Drenicën të sigurojë mbijetesën.

Ai gjatë sezonin pësoi edhe një lëndim, i cili e la jashtë fushë për tetë xhiro.

Hyseni para se të transferohej në Drenicë ishte pjesë e KF Trepça ’89.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *