Barcelona ka mposhtur Napolin me rezultat 3-1 për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, katalunasit kanë kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-2.
Clement Lenglet, Lionel Messi dhe Luis Suarez shënuan për vendasit, teksa Lorenzo Insigne realizoi golin e vetëm për mysafirët.
Si gjithmonë edhe në këtë mbrëmje Lionel Messi ishte në një tjetër nivel, pasi shënoi golin e dytë, iu anulua një gol tjetër dhe fitoi një penallti.
Kapiteni i vendasve u vlerësua më së shumti duke marrë notën 9,0.
E paraqitje të mirë në këtë sfidë patën edhe mbrojtësit e katalunasve si Nelson Semedo, Clement Lenglet, apo edhe dyshja spanjolle Gerard Pique e Jordi Alba.
Tek Napoli lojtari me notën më të lartë ishte Lorenzo Insigne, ndërsa notat më të ulëta shkuan për Zielinski, Koulibaly e portieri Ospina.
Vlen të theksohet se Barcelona në ndeshjen e ardhshme në çerekfinale luan përballë Bayern Munichut. /Telegrafi/