Dua ta bëj Messin aq të lumtur, sa të mos e mendojë largimin

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien, është duke shpresuar që Barcelona mund ta bëjë Lionel Messin aq të lumtur, sa të mos mendojë t’i lërë kampionët në fuqi të La Liga-s.

Ylli argjentinas shënoi golin e parë të epokës së Setien në fitoren 5-0 të Kupës së Mbretit, kundër Leganes. Aty, Messi rrumbullakosi 500 fitore me fanellën e katalanasve. Fillimi i eksperiencës së Setien në “Camp Nou” nuk ka qenë i përsosur, teksa blaugrana-t humbën 2-0 ndaj Valencia, në ndeshjen e tyre më të fundit në kampionat.

“Shpresoj ta bëjmë Messin aq të lumtur, sa të qëndrojë me plot dëshirë, – tha Setien për “Sport”. – Unë besoj se loja e Barcelonës po largohej nga ideja origjinale. Dua t’i fitoj të gjitha ndeshjet dhe ëndrra ime është të lë një kujtim të mirë. Mungesa e Suarez? Ne mund të luajmë pa sulmues të pastër, me Griezmann, ose do të sajojmë diçka tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *