Klubi i Juventusi vendosi që sot ta shkarkoi nga detyra e trajnerit Maurizio Sarrin, vetëm një ditë pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Metro.
Fitorja 2-1 ndaj Lyonit të premten në mbrëmje ishte e pamjaftueshme, pasi rezultati i përgjitshëm në fund ishte 2-2 dhe francezët kaluan tutje, falë golit si mysafirë.
Mediat italiane shkruajnë se krerët e klubit italian kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e Maurizio Sarrit. Bëhet fjalë për Mauricio Pochettinon, i cili momentalisht është pa skuadër.
Trajneri argjentinas së fundmi kishte udhëhequr Tottenham Hotspurin, skuadër të cilën për herë të parë e kishte kualifikuar deri në finale të Ligës së Kampionëve.