Detaje të reja nga aksidenti tragjik i Kobe Bryant

Kompania që zotëron helikopterin që transportonte basketbollistin Kobe Bryant, vajzën e tij dhe shtatë të tjerë nuk ishte i licencuar të fluturonte në kushte të mjegullta, thonë zyrtarët.

Island Express si kompani ishte e kufizuar për të vepruar kur piloti nuk ishte në gjendje të shihte qartë kur fluturonte.

Mediat e huaja thonë se piloti kishte certifikimin federal për të fluturuar duke u mbështetur vetëm në instrumentet e kabinës.

Por ekspertët thonë se nuk kishte shumë eksperiencë për udhëtime të tilla sepse ishte i kufizuar nga licensimi i kompanisë.

Shkaku i përplasjes prej motit të mjegullt në Los Angeles është ende nën hetim. Bryant ishte duke shkuar për të trajnuar ekipin e basketbollit të vajzës së tij në një turne lokal për të rinjtë në Akademinë Sportive Mamba.

Në helikopter me të ishte vajza 13-vjecare Gianna dhe 7 persona të tjerë, të cilët humbën jetën.

Ndërkohë, të premten “Lakers” luajti ndeshjen e tyre të parë që nga vdekja e Bryant, ku mijëra tifozë brohorisnin, “Kobe, Kobe!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *